11 Shkurt 2021
KOMF mbajti webinarin “Librat për moshën parashkollore”, me folësen Hana Zylfiu – Haziri nga Qendra për Arsim e Kosovës. Gjatë këtij webinari u diskutua për rëndësinë e librit, rëndësinë e lojës dhe të aktiviteteve në zhvillimin e fëmijës, përfitimet nga të lexuarit, këndin e leximit, matematikën për parafillorët, zhvillimin e motorikes fine, librat e krijuar nga fëmijët, rolin e edukatores si dhe rolin e prindit.
Poashtu, folësja Hana Zylfiu-Haziri bashkë me rreth 70 pjesëmarrës diskutuan se sa është e përshtatshme pako aktuale e librave për parashkollor.
KOMF do vazhdojë serinë e webinareve tjera që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve dhe prindërve në fushën e zhvillimit në fëmijërinë e hershme.
No Comments