19 Mars 2019
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF sot mbajti takimin e rradhës së Asamblesë së Përgjithshme.
Asambleja e përgjithshme aprovoi a) Raportin narrativ dhe financiar për vitin 2018; b) Planin e Veprimit për vitin 2019 si dhe c) Pagesën për anëtarësi.
Në takim u prezantua edhe raporti i auditit për KOMF për vitin 2018 si dhe drafti i Manualit për Nën financime.
Asambleja e Përgjithshme e KOMF në takimin e mbajtur më 19 mars 2019, votoi pro anëtarësimit të tri organizatave jo qeveritare: Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS, Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM) dhe SOS Kopshti.
No Comments