KOMF harmonizojnë qëndrimet me Lidhjen e Qendrave për Punë Sociale

KOMF harmonizojnë qëndrimet me Lidhjen e Qendrave për Punë Sociale

24 Prill 2019

Me mbështetjen e KOMF dhe Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, sot Lidhja e Qendrave për Punë Sociale mbajti takimin e radhës me qëllim shqyrtimin dhe përcaktimin e objektivave në kuadër të koordinimit dhe zhvillimit të veprimtarisë së Lidhjes për vitin 2019.

Në këtë takim, u diskutua edhe plani i veprimit të Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale për vitin 2019.

KOMF është e përkushtuar të fuqizojë partneritetin me Lidhjen e Qendrave për Punë Sociale, me qëllim avokimin e përbashkët për avancimin e shërbimeve sociale dhe familjare si dhe kompletimin e procesit të decentralizimit, me fokus në sigurimin e financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale.

Ky takim u mundësua nga projekti “Joint Action for Decentralization” (Aksioni i Përbashkët për Decentralizimin), projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply