6 Korrik 2020
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit në kuadër të Universitetit të Prishtinës, me qëllim vendosjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve me fokus në zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
Fushat e bashkëpunimit:
- Bashkëpunimi për ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve dhe prindërve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme, përmes mbajtjes së webinareve në kuadër të platformës virtuale të KOMF për zhvillimin në fëmijërinë e hershme www.aferfemijes.org dhe bashkëpunimit në zhvillimin e hulumtimeve, analizave dhe publikimeve lidhur me të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe zhillimin në fëmijërinë e hershme.
- Avokimi i përbashkët për çështjet me interes në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme.
- Bashkëpunimi në shkëmbimin e eksperiencave në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
No Comments