“Në dorën tane” është thirrje për veprim dhe përgjegjësi për institucionet, familjen dhe shoqërinë, e konceptuar dhe realizuar për një qëllim – ndikimin tonë, të komunitetit dhe shoqërisë në mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët dhe familjet e cenuara.
Shoqëruar me instalacionin e prezantuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kjo fushatë i flet institucioneve, familjes dhe shoqërisë përmes mesazheve për dhe nga fëmijët e cenueshëm. Instalacioni paraqet situatat e fëmijëve, të dhëna dhe fakte për fëmijët e cenueshëm dhe rreziqet e ndryshme që ju ndodhin fëmijëve në lagjet e komunitetet tona.
Ju ftojmë ta vizitoni këtë instalacion në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Së bashku mund të bëjmë një ndikim domethënës në jetën e të gjithë qytetarëve, e veçanërisht fëmijëve!
Kjo fushatë mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga European Union in Kosovo, i cili implementohet nga KOMF në partneritet me Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, dhe programit të KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Recent Comments