KOMF shpall thirrjen për çmimet vjetore në gazetari dhe mirënjohjet “Mik i Fëmijëve”

KOMF shpall thirrjen për çmimet vjetore në gazetari dhe mirënjohjet “Mik i Fëmijëve”

KONKURS PËR GAZETARË

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në partneritet me Organizatën për Fëmijë pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndan çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në të drejtat e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2021.

Gjashtë çmime vjetore në gazetari, në vlerë prej 500 Euro secila, do të ndahen për shkrimet apo reportazhet më të mira të botuara në gazeta, portale, radio dhe televizione të ndryshme në Kosovë, gjatë vitit 2021.

Për të lexuar shpalljen e plotë, klikoni në vegëzat më poshtë:
 SHQIP  |    SRPSKI    |    ENGLISH

———————————————

MIRËNJOHJET “MIK I FËMIJËVE”

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndan mirënjohjet vjetore “Mik i fëmijëve” për partnerët më të afërt të projektit, kontribues në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2021.

Tre mirënjohje vjetore “Mik i Fëmijëve”, do të ndahen për partnerët e afërt të projektit, individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve dhe familjeve duke qenë pjesë e përmbushjes së suksesshme të procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale, gjatë vitit 2021.

Mirënjohjet për kontribuesit më të mëdhenj në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale gjatë vitit 2021 nuk do të jenë në vlerë monetare por në formë të mirënjohjes dhe falënderimit për kontributin e dhënë.

Për të lexuar shpalljen e plotë, klikoni në vegëzat më poshtë:
 SHQIP    |     SRPSKI    |    ENGLISH

No Comments

Leave a Reply