Katër organizata anëtarësohen në KOMF

Katër organizata anëtarësohen në KOMF

Me votim të Asamblesë së Përgjithshme, katër organizata që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve janë bërë pjesë e KOMF, duke rritur numrin e anëtarëve në 35.

Organizatat që janë bërë anëtarë të KOMF janë: Autizmi Prishtinë, Down Syndrome Kosova, Handikos Gjakovë dhe Handikos Ferizaj.

Organizata Autizmi ka për qëllim trajtimin e fëmijëve me autizëm, integrimin dhe ngritjen e vetëdijes në shoqëri! Aktualisht, përmes qendrës ditore, Autizmi ofron shërbime profesionale dhe multidisiplinare për fëmijët me autizëm.

Down Syndrome Kosova ka për qëllim mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve me sindromën Down si dhe mbështetjen dhe fuqizimin e familjarëve të tyre.

Handikos në Gjakovë, ka si mision parandalimin e aftësisë së kufizuar, promovimin, ofrimin e shërbimeve si dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shoqëri.

Handikos Ferizaj ka synim kryesor përkrahjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe angazhimit të tyre në shoqëri, duke ofruar shërbime multidisiplinare të bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuar.

No Comments

Leave a Reply