KOMF është duke mbështetur hartimin e Kurrikulës trajnuese për fëmijë për sistemin e drejtësisë për fëmijë në kuadër të Akademisë së Drejtësisë.
Sot, u mbajt takimi i përbashkët mes KOMF, Akademisë së Drejtësisë, dhe UNICEF në Kosovë, ku u prezantua drafti i Kurrikulës trajnuese për fëmijë në fushën penale dhe civile.
Qëllimi i përgjithshëm i Kurrikulës është të forcojë sistemin e drejtësisë për fëmijët dhe të miturit në Kosovë, dhe të rrisë njohuritë dhe aftësitë e profesionistëve të drejtësisë në lidhje me të drejtat e fëmijëve, drejtësinë e të miturve dhe procedurat ligjore që ndikojnë tek ta.
Qasje në drejtësi për të gjithë fëmijët!
Ky takim realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i qasjes në drejtësi për vajzat dhe djemtë, përmes krijimit të programit për ngritje të kapaciteteve për masat e diversitetit dhe edukative në drejtësi për profesionistët që punojnë me fëmijët në Kosovë”, i cili implementohet nga KOMF dhe mbështetet financiarisht nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe UNICEF.
Recent Comments