KOMF vazhdon me prezantimin e Analizës për gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale

KOMF vazhdon me prezantimin e Analizës për gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale

KOMF, Ministria e Drejtësisë dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë, mbajti tryezën “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit” me vendimmarrësit dhe profesionistët kryesor lokal nga Komuna Pejë, Komuna Klinë dhe Komuna e Istogut.

Tryeza u fokusua në prezantimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Po ashtu u prezantuan dhe u diskutuan të gjeturat kryesore të dala nga kjo analizë, boshllëqet e identifikuara si dhe rekomandimet dhe kostot përkatëse për një ristrukturim të duhur të QPS-ve në kuadër të procesit të reformës së shërbimeve sociale në Kosovë.

Kjo tryezë u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.