KOMF mbajti tryezën përmbyllëse “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit”

KOMF mbajti tryezën përmbyllëse “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit”

KOMF, Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë dhe Ministria e Drejtësisë mbajtën sot tryezën përmbyllëse “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit”me vendimmarrësit dhe profesionistët kryesor lokal nga Komuna e Gjakovës, Komuna e Deçanit dhe Komuna Junik.

Në këtë tryezë u diskutua mbi të gjeturat dhe rekomandimet e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Pjesëmarrësit poashtu u njoftuan mbi Doracakun mbi planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale të hartuar nga KOMF.

Kjo punëtori ishte e fundit e realizuar në shtatë rajonet kryesore të Kosovës. KOMF, Asosacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Ministria e Drejtësisë do të vijojnë bashkëpunimin për të adresuar më tej rekomandimet përkatëse në secilën komunë.

Kjo tryezë u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.