KOMF vazhdon të mbështesë Ministrinë e Drejtësisë për hartimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale

KOMF vazhdon të mbështesë Ministrinë e Drejtësisë për hartimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale

KOMF po vazhdon të mbështes Ministria e Drejtësisë për hartimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional.

Kjo analizë po hartohet bazuar në vendimin e Ministrisë së Drejtesisë.

Lidhur me këtë u mbajt punëtoria për procesin e konsultimit dhe validimit të Analizës së Qendrave për Punë Sociale. Kjo punëtori u fokusua në prezantimin e hapave për hartimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, rezultateve të dala dhe rekomandimeve të ofruara nga ekspertët Blerta Perolli Shehu dhe Bedri Bahtiri.

Po ashtu gjatë punëtorisë u adresuan dhe reflektuan komentet dhe sugjerimet e grupit punues, deri në finalizimin dhe validimin e kësaj analize.

Kjo punëtori u përkrah nga organizata anëtare Terre des hommes – Kosovo.

Ekspertiza për hartimin e analizës përkrahet nga KOMF në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, i mbështetur nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.

No Comments

Leave a Reply