KOMF vizitë studimore në Komunën e Sofies

KOMF vizitë studimore në Komunën e Sofies

24 Prill 2018

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve po mban vizitën studimore në Sofie bashkë me disa nga organizatat anëtare, organizatat të cilat implementojnë projektet e KOMF për mbështetjen e shtatë komunave në hartimin e rregulloreve për të drejtat e fëmijëve dhe planeve të veprimit si dhe zyrtarët nga shtatë komunat e Kosovës: Prishtina, Fushë Kosova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Lipjani dhe Drenasi.

Qëllimi i vizitës studimore është shkëmbimi dhe marrja e praktikave të mira nga Komuna e Sofies sa i përket veprimeve të komunës në hartimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Përfaqësuesit nga Kosova u pritën nga Kryetarja e Komunës së Sofies Yordanka Fandukova, e cila ndau zhvillimet dhe hapat e ndërmarrë për mbrojtjen e fëmijëve në Komunën e Sofies. Komuna ka zhvilluar politika dhe ka investuar në mbrojtjen e fëmijëve përmes ndarjes së buxhetit dhe inkurajimit të zhvillimit të shërbimeve të reja.

Përfaqësuesit nga Kosova patën takime edhe me Qendrën për shërbime në komunitet. Qendra për shërbime për fëmijët në komunitet dikur ishte një ndër jetimoret më të mëdha në Sofie, përderisa sot është një qendër për ofrimin e shërbimeve në komunitet. 

KOMF në mënyrë të veçantë falënderon Rrjetin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bullgari, për organizimin e takimeve dhe mikpritjen e tyre të ngrohtë.

Kjo vizitë studimore është realizuar në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

No Comments

Leave a Reply