KOMF vizitoi organizatën anëtare Nevo Koncepti

KOMF vizitoi organizatën anëtare Nevo Koncepti

KOMF vizitoi organizatën anëtare Nevo Koncepti në Prizren. Nevo Koncepti është organizatë me përvojë të gjatë në fushën e edukimit formal dhe joformal për fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Përgjatë këtij takimi, stafi i NVK na njoftuan lidhur me aktivitetet e shumta për të siguruar përmirësimin e gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në fushën e arsimit dhe në fusha tjera.

Jemi të lumtur që pjesë e KOMF është organizata Nevo Koncepti, e cila me punën e madhe ka ndikuar që shumë fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të shkollohen, integrohen dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.