KOMF mbajti tryezën “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit”

KOMF mbajti tryezën “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit”

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në bashkëpunim me Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë, mbajtën tryezën “Shërbimet Sociale Afër Qytetarit”. Kjo tryezë u mbajt me përfaqësues të QPS-ve, Drejtorateve Komunale për Mirëqenie Sociale, Drejtorateve për Buxhet dhe OJQ-ve nga Komuna e Prizrenit, Komuna e Suharekës, Komuna e Rahovecit, Komuna e Mamushës dhe Komuna e Dragashit.

Në këtë tryezë u diskutua mbi të gjeturat dhe rekomandimet e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional dhe Doracakun mbi planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale të hartuar nga KOMF.

Kjo tryezë u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror –OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.