KOMF vizitoi qendren mësimore të Balkan Sunflowers në Fushë Kosovë

KOMF vizitoi qendren mësimore të Balkan Sunflowers në Fushë Kosovë

1 Qershor 2021

Anëtarët e Bordit të KOMF morën pjesë në aktivitetin e organizatës anëtare, Balkan Sunflowers Kosova, e cila ka pesë qendra mësimore në katër komuna të Kosovës, ku mbështeten rreth 500 fëmijë në ditë.

Vizita u zhvillua në Qendrën në Fushë Kosovë, ku bashkë me përfaqësuesit e BSFK u diskutua mbi gjendjen e fëmijëve të komuniteteve dhe nevojat e BSFK gjatë ofrimit të shërbimeve.

Vetëm 38% e fëmijëve që jetojnë në komunitete janë vaksinuar plotësisht. Vetëm 8% e fëmijëve të moshës 3 – 4 vjeç që jetojnë në komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian vijojnë programet për edukim në fëmijëri të hershme. 84% e fëmijëve ndjekin shkollën fillore, 64% ndjekin shkollën e mesme të ulët dhe 31% ndjekin shkollën e mesme të lartë. 1 në 3 gra dhe 1 në 10 burra nga komunitetet të moshës 20–24 vjeç janë martuar para moshës 18 vjeç.

Qeveria dhe komunat duhet urgjentisht të ndërmarrin veprimet për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

No Comments

Leave a Reply