1 Qershor 2021
Përfaqësuesit e KOMF me 1 Qershor, vizituan Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore – MVPT, anëtar në KOMF, e cila edhe gjatë gjithë pandemisë ka vazhduar të pranojë raste të reja dhe të ofrojë shërbime me kapacitet të plotë 24 orë për fëmijët viktima të trafikimit.
Teuta Abrashi, Drejtoreshë e MVPT foli për programet e MVPT, të arriturat, storjet e suksesit si dhe sfidat me të cilat përballen gjatë ofrimit të shërbimeve.
Raporti i monitorimit të KOMF për shërbimet sociale për vitin 2020, ka nxjerrë që vetëm 1% e buxhetit total të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është ndarë për shërbime sociale dhe ka rekomanduar krijimin e grantit specifik për shërbime sociale.
KOMF vlerëson që Qeveria e Republikës së Kosovës në Programin e Qeverisë për vitin 2021 – 2025 ka paraparë që linjën për Shërbime Bazike për Strehimoret, ta vendosë si linjë të përhershme në Ligjin për Buxhetin e Kosovës me qëllim evitimin e problemeve financiare të strehimoreve. Qeveria e Kosovës në programin qeverisës ka paraparë po ashtu rishikimin e kornizës ligjore për financim publik të OJQ-ve dhe krijimin e grantit për shërbime sociale dhe familjare.
KOMF ka bërë thirrje që kjo të realizohet sa më parë për të siguruar qëndrueshmërinë e shërbimeve për fëmijët në nevojë.
No Comments