Letra nga fëmijët e Kosovës

Letra nga fëmijët e Kosovës

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Terre des hommes në Kosovë, Down Syndrome Kosova, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, Zë – Qendra Logopedike për Trajtim dhe Hulumtim, Handikos Ferizaj, organizuan aktivitetin simbolik dhe ndërgjegjësues “Letra nga fëmijët e Kosovës”.

May be an image of 3 people, tree and text

Fëmijët kanë shkruar letra përmes së cilave kanë ndarë ndjesitë, shqetësimet, pritshmëritë dhe kërkesat e tyre, duke ju adresuar drejtpërdrejt institucioneve dhe vendimmarrësve.

May be an image of 4 people, child and text

Më 1 Qershor, këto letra u vendosën simbolikisht në hyrjet e institucioneve kyçe si: Kuvendi, Qeveria, Komuna e Prishtinës, Qendrat e Mjekësisë Familjare, Radio Televizioni i Kosovës, etj.

Kjo iniciativë e KOMF u realizua në kuadër të ndërhyrjes nacionale “MEGAFON – Fuqizimi i zërit të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë”, mbështetur nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).