KOMF në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, mbajti punëtorinë e dhjetë me radhè për implementimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo punëtori u mbajt me rreth 40 përfaqësues nga Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Fushë-Kosovës.
Gjatë këtyre dy ditëve po diskutohet se si të krijojmë një zingjirë që funksionon për mbrojtjen e fëmijës dhe se si të gjitha institucionet të bashkë veprojnë për të siguruar mbrojtje dhe mirëqenie për të gjithë fëmijët.
KOMF do të vazhdojë me ngritjen e kapaciteteve në komuna sa i përket Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.
No Comments