Mbahet punëtoria për financimin e shërbimeve sociale në komunën e Prishtinës, Fushë-Kosovës, Podujevës, Lipjanit dhe Obiliqit

Mbahet punëtoria për financimin e shërbimeve sociale në komunën e Prishtinës, Fushë-Kosovës, Podujevës, Lipjanit dhe Obiliqit

Javën po e përmbyllim me punëtorinë e fundit për këtë vit sa i përket financimit të shërbimeve sociale, së bashku me përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, Fushë-Kosovës ,Podujevës, Lipjanit dhe Obiliqit. Përgjatë dy ditëve të punëtorisë përfaqësuesit nga komunat diskutuan dhe identifikuan problemet në komunat e tyre dhe u informuan se si të planifikojnë, kostojnë dhe kontraktojnë shërbime sociale.

Një ndër sfidat kryesore në nivel komunal, mbetet financimi i qëndrueshëm i shërbimeve sociale për personat në nevojë. Përgjatë muajve të fundit, KOMF ka zhvilluar punëtori të tilla në 7 regjionet e Kosovës për të mbështetur komunat në fuqizimin e profesionistëve për ofrimin e shërbimeve sociale cilësore. Këto punëtori u udhëhoqën nga eksperti vendor, Shar Kurtishi.

Poashtu, KOMF do të zhvillojë instrumentet për planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale. Këto instrumente, do të hartohen për të mbështetur komunat për planifikim dhe menaxhim buxhetor të drejtë dhe të qëndrueshëm të shërbimeve sociale.

Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme”, mbështetur nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.

No Comments

Leave a Reply