KOMF mbajti punëtorinë sensibilizuese për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë për të diskutuar dhe mësuar më shumë lidhur me parimet e mbrojtjes së fëmijës, mekanizmat institucional në nivel qendror dhe lokal, format specifike të mbrojtjes, përgjegjësitë e qytetarëve për mbrojtje të fëmijës, etj.
KOMF në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, po mban këto punëtori në komuna, me qëllim ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve në nivel lokal për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës duke mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijë.
Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.
No Comments