Mbahet punëtoria për financimin e shërbimeve sociale në Rajonin e Pejës

Mbahet punëtoria për financimin e shërbimeve sociale në Rajonin e Pejës

Përfaqësues nga Komuna Pejë, Komuna e Istogut dhe Komuna Klinë morën pjesë në punëtorinë dy ditore lidhur me planifikimin, monitorimin, buxhetimin dhe kontraktimin e shërbimeve sociale, të organizuar nga KOMF në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Financave.

Përgjatë kësaj punëtorie përfaqësuesit nga komunat u informuan dhe diskutuan për planifikimin dhe financimin e shërbimeve sociale si dhe ndanë praktikat e ndryshme për mënyrën e planifikimit, buxhetimit dhe kontraktimit të shërbimeve sociale.

Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoritë Komunale për Buxhet, Qendrat për Punë Sociale dhe organizatat jo qeveritare.

Kjo punëtori u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.

No Comments

Leave a Reply