Mbahet takimi i Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve

Mbahet takimi i Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve

26 Gusht 2020

KOMF mbajti takimin e radhës të Grupit Tematik për Mbrojtje të Fëmijëve. Në këtë takim u bë një përmbledhje e aktiviteteve të zhvilluara gjatë muajve Prill – Korrik 2020 si dhe u diskutua rreth hapave të përbashkët për muajt në vijim.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi procesin e hartimit të Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, promovimin e të gjeturave dhe rekomandimeve të raportit të monitorimit të KOMF të publikuar në Qershor 2020 si dhe rreth planifikimit të adresimit të Qëndrimit për Grantin Specifik për Shërbime Sociale për të cilin do të avokohet në kuadër të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

Në takim morrën pjesë: Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, Childproof/CIPOF, HANDIKOS – Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Terre des hommes, Labirinth, Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës.

No Comments

Leave a Reply