Miratohet “Procedura Standarde e Veprimit dhe forma për shqiptimin e masës së diversitetit – Vërejtja Policore”

Miratohet “Procedura Standarde e Veprimit dhe forma për shqiptimin e masës së diversitetit – Vërejtja Policore”

Pas një pune intenzive, në një takim të përbashkët u bë prezantimi i “Procedurës Standarde të Veprimit dhe formës për shqiptimin e masës së diversitetit – Vërejtja Policore” i hartuar në kuadër të Policisë së Kosovës me mbështetjen e KOMF dhe UNICEF në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë.
Masa e diversitetit “Vërejtja Policore” për të miturit në konflikt me ligjin, përkundër faktit se prej vitit 2018 është përfshirë në Kodin e Drejtësisë për të Mitur, ajo është zbatuar minimalisht.
Prandaj ky proces shënon një moment të rëndësishëm që pritet të ndikojë në rritjen e shqiptimit të kësaj mase, përmirësimin e sistemit të drejtësisë për të mitur, parandalimin e procedurës gjyqësore, nxitjen e rehabilitimit dhe parandalimin e sjelljeve recidiviste të të miturve.