SOS dhe KOMF shënuan Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me një seri aktivitetesh vetëdijesuese e rekreative

SOS dhe KOMF shënuan Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me një seri aktivitetesh vetëdijesuese e rekreative

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF shënuan Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me një seri aktivitetesh vetëdijesuese e rekreative.

Fëmijët dhe familjet e tyre vizituan instalacionin i cili u vendos në shesh për të ndërgjegjësuar mbi sfidat me të cilat të rinjtë pa përkujdes prindëror ballafaqohen gjatë procesit të gjysmë pavarësimit dhe largimit nga kujdesi alternativ.

Instalacioni u vizitua edhe nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama. Po ashtu fëmijët dhe familjet vizituan këndin e leximit dhe bënë fotografi bashkë me familjen si kujtim i kësaj dite.

No Comments

Leave a Reply