Takim Koordinues me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Unicef Kosovo dhe KOMF

Takim Koordinues me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Unicef Kosovo dhe KOMF

Sot u mbajt një takimi i përbashkët koordinues me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Kryeprokurorë dhe Prokurorë për të Mitur, Unicef Kosovo Programme dhe KOMF. Takimi u drejtua nga Zëvendës i U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, njëherit prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë takim u diskutua për masat e diversitetit për të mitur, sfidat në shqiptimin e tyre dhe unifikimin e praktikës për zbatimin e masave të diversitetit për të mitur.

Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenushem në Kosovë” financuar nga European Union in Kosovodhe zbatuar nga Unicef Kosovo Programme me mbështetje nga partneri implemetues KOMF.