U miratua Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare

U miratua Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare

Jemi shumë të lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞. Si Koalicion, jemi krenarë që kemi udhëhequr pozicionin dhe aspiratat e shoqërisë civile në këtë proces, me mbështetjen e madhe të European Union in Kosovo, KCSF dhe Unicef Kosovo Programme.

Më tej, kemi arritur të përfshijmë në këtë ligj, vizionin e shoqërisë civile për të ardhmen e shërbimeve sociale. Miratimi i këtij ligji, hap zyrtarisht rrugën drejt reformës së shërbimeve sociale në vend.

Hartimi i projektligjit ishte proces i gjatë, intensiv dhe shumë sfidues, por që për KOMF dhe organizatat anëtare ishte i domosdoshëm. Në këtë rrugëtim ishim me një zë të përbashkët me Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë. Nga ligji i ri pritet që fëmijët, familjet dhe qytetarët në nevojë të marrin shërbime sociale dhe familjare më cilësore dhe të qëndrueshme.

KOMF do të vazhdojë të mbështesë reformën e shërbimeve sociale, për të siguruar shërbime cilësore për fëmijët dhe familjet në nevojë.