Video vetëdijesuese “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”

Video vetëdijesuese “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka lansuar një fushatë vetëdijesuese lidhur me procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale dhe familjare, në kuadër të së cilës ka publikuar një video animacion.

Shërbimet sociale dhe familjare duhet të ofrohen për të gjithë qytetarët në nevojë për mbrojtje sociale. Për të sjellë shërbimet sociale sa më afër qytetarëve, në vitin 2009 ka filluar decentralizimi i shërbimeve, ku janë bartur kompetencat nga niveli qendror drejt komunave të Kosovës. Mirëpo, edhe pas 10 viteve ky proces nuk ka përfunduar.

KOMF ka monitoruar implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale për vitin 2019, ku si rezultat ka publikuar raportin “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale” i cili paraqet gjendjen e rëndë në sektorin e mirëqenies sociale.

Në linjë me këtë raport, KOMF ka lansuar  videon vetëdijesuese me qëllim mobilizimin e institucioneve për investim në sektorin e mirëqenies sociale.

Kjo video është mundësuar në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga KOMF në partneritet me OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply