KOMF, Ministria e Drejtësisë dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë, mbajti tryezën për prezantimin e Analizës për Qendrat për Punë Sociale.
Në këtë tryezë e cila mblodhi vendimmarrësit dhe profesionistët kryesor lokal në fushën e mirëqenies dhe shërbimeve sociale nga Komuna e Prishtinës, Komuna e Podujevës dhe Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare, u prezantua Analiza mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Po ashtu u prezantuan dhe u diskutuan të gjeturat kryesore të dala nga kjo analizë, boshllëqet e identifikuara si dhe zgjidhjet përkatëse për një ristrukturim të duhur të QPS-ve në kuadër të procesit të reformës së shërbimeve sociale në Kosovë.
Pjesëmarrës në tryezë ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Drejtoritë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoritë Komunale për Buxhet, Qendrat për Punë Sociale, Zyrat për Prokurim në Komuna, organizatat jo qeveritare, etj.
Recent Comments