KOMF vizitoi qendrën ditore të organizatës anëtare CONCORDIA Kosovo në Prizren, e cila ofron shërbime për fëmijë, ku fokusi kryesor është mbështetja e tyre në shkollim, përkrahja në detyrat e shtëpisë dhe mësim shtesë, ofrimi i shërbimeve multidisiplinare edukative, sociale dhe shëndetësore, zhvillimi i aktiviteteve psiko sociale dhe rekreative, mbështetja e prindërve për prindërim të mirë, etj.
Drejtoresha e Concordia Mirela Lavric bashkë me ekipën e saj profesionale na treguan për shërbimet e ofruara, rezultatet, sfidat dhe planet për të ardhmen.
Jemi të lumtur që tashmë Concordia është anëtare e KOMF dhe do të punojmë ngushtë në rrugëtimin tonë për mbrojtjen e fëmijëve.
Recent Comments