180 ofrues të shërbimeve sociale u trajnuan në “Standartet Minimale të Shërbimeve Sociale për Mbrojtjen e Fëmijëve (0-𝟏𝟖)”

180 ofrues të shërbimeve sociale u trajnuan në “Standartet Minimale të Shërbimeve Sociale për Mbrojtjen e Fëmijëve (0-𝟏𝟖)”

𝟏𝟖𝟎 𝐨𝐟𝐫𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐨 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐧 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐨𝐝𝐮𝐥𝐢𝐧 “𝐒𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝𝐞𝐭 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐦𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐅𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐯𝐞 (𝟎-𝟏𝟖)”

Gjatë muajit Shtator 2023, KOMF ka mbajtur trajnimet dy ditore për këtë tematikë në shtatë regjionet e Kosovës, ku kanë përfituar 180 ofrues të shërbimeve sociale nga të gjitha komunat e Kosovës nga sektori publik dhe jo qeveritar.

Falenderojmë të gjithë ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare për interesimin e jashtzakonshëm për të ndjekur këtë trajnim.

Me qëllim ngritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale, KOMF ka mbështetur edhe hartimin emodulit mbi standardet minimale, në bazë të të cilit janë mbajtur trajnimet.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, dhe mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.