Dita Botërore e Sindromës Down

Dita Botërore e Sindromës Down

21 Mars 2021

Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Në këtë ditë, KOMF bën thirrje për rritje të ndërgjegjësimit të publikut për fëmijët me SindromënDown, për të siguruar të drejta të barabarta me gjithë të tjerët.

Duke synuar që përfshirja e fëmijëve me SindromënDown në komunitet të rritet, në vitin 2020, KOMF ka ndarë Mirënjohjen Vjetore “Mik i Fëmijëve” për Dr.MSc. Burim A Buzhala, në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje ndaj iniciativës sensibilizuese të ndërmarrë nga Doktor Buzhala, me punësimin e vajzës me Sindromën Down, Eloida Alija, si asistente në klinikën e tij dentare. Mesazhi i Doktorit për gjithëpërfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjithë fëmijëve, duhet të shkojë tek familja, institucionet dhe gjithë shoqëria.

No Comments

Leave a Reply