Finalizohet Strategjia për Ngritje të Fondeve dhe Vullnetarizmit

Finalizohet Strategjia për Ngritje të Fondeve dhe Vullnetarizmit

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ka mbajtur punëtorinë e fundit një ditore për finalizimin e “Strategjisë për Ngritje të Fondeve dhe Vullnetarizmit”. Kjo punëtori është vazhdimësi e takimeve të mbajtura bashkarisht, gjatë të cilave është bërë identifikimi i nevojave dhe më pas edhe hartimi i vetë Strategjisë për Ngritje të Fondeve dhe Vullnetarizmit 2022 – 2025.

Kjo Strategji do të shërbejë si dokument bazë për zhvillim të kapaciteteve të KOMF dhe anëtarëve të saj për ngritje të fondeve dhe vullnetarizmit.

Punëtoria u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply