KOMF mbajti Webinar-in mbi shkathtësitë e komunikimit me fëmijë

KOMF mbajti Webinar-in mbi shkathtësitë e komunikimit me fëmijë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, mbajti webinarin me temë: “Shkathtësitë e komunikimit me fëmijë”. Gjatë këtij Webinar-i Ass. Dr. Edona Berisha-Kida foli për shkathtësitë e komunikimit dhe rëndësinë e komunikimit për zhvillimin e fëmijëve në fazat e hershme.

KOMF falenderon Ass. Dr. Edona Berisha Kida për bashkëpunimin, si dhe të gjithë pjesëmarrësit që ndoqën webinarin në platformën Zoom dhe live në faqen e KOMF në Facebook.

KOMF do të vijojë edhe më tej me tematika të rëndësishme të lidhura me fëmijërinë e hershme. Na ndiqni.

No Comments

Leave a Reply