KOMF dhe KRAEEYN dakordohen për hartimin e politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme

KOMF dhe KRAEEYN dakordohen për hartimin e politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme

30 Tetor 2019

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me rrjetin Kosovo Roma Ashkali and Egyptian Early Years Network – KRAEEYN, ka zhvilluar takimin për identifikimin e sfidave në fushën e fëmijërisë së hershme. Ky takim u mbajt me anëtarët e Grupit Tematik për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Arsim në kuadër të KOMF.

Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i sfidave dhe problemeve në fushën e fëmijërisë së hershme të cilat do të shërbejnë për hartimin e politikës orientuese/rekomanduese. Kjo politikë do të shërbej si bazë e fortë avokuese e KOMF dhe KRAYEEN, për të adresuar çështjet për të drejtat e fëmijëve në fëmijërinë e hershme.

No Comments

Leave a Reply