KOMF me konferencë për media për mbrojtjen e fëmijëve nga ndotja e ajrit

KOMF me konferencë për media për mbrojtjen e fëmijëve nga ndotja e ajrit

18 Nëntor 2019

Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara për nder të shënimit të 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka mbajtur sot Konferencën për Media, ku ka prezantuar një dokument me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë.

Konkretisht, kjo konferencë u organizua nga Grupi për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi i cili funksionon në kuadër të KOMF, ku janë paraqitur të dhëna mbi gjendjen faktike të ndotjes së ajrit në Kosovë, dëmet që shkaktohen tek shëndeti i fëmijëve dhe rekomandime konkrete për institucionet përgjegjëse.

Dokumenti u prezantua nga panelistët, Donjeta Kelmendi nga KOMF, Vlorian Molliqaj nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Bukurezë Surdulli nga KOMF.

No Comments

Leave a Reply