KOMF dhe Zog&Zog me fushatë për ngritje të fondeve për fëmijët e cenueshëm

KOMF dhe Zog&Zog me fushatë për ngritje të fondeve për fëmijët e cenueshëm

16 Prill 2021

Zog&Zog dhe KOMF, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e fushatës pesë mujore për ngritje të fondeve për mbështetjen e fëmijëve të cenueshëm.

Kjo do të bëhet përmes ndarjes së shumës prej 5 cent për fëmijët, për secilin produkt të shitur të brendit Novela Softener. Fondi i mbledhur nga fushata pesë mujore, do të dhurohet për organizatat anëtare të KOMF, për të ndihmuar në ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme dhe cilësore për fëmijët e cenueshëm.

Për më tepër, fushata parashihet të ngërthejë në vetvete promovimin e rëndësisë dhe nevojës për të ofruar shërbime cilësore e të vazhdueshme për fëmijët në nevojë dhe në të njëjtën kohë të ndikojë në rritjen e përgjegjësisë sociale të bizneseve si dhe rritjen e vetëdijesimit të opinionit të gjerë publik mbi mbështetjen që edhe vetë komuniteti mund të ofrojë për të realizuar misionin fisnik të mbrojtjes së fëmijëve.

Zog&Zog dhe KOMF përmes kësaj fushate synojnë të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve të cenueshëm si dhe në rritjen vetëdijesimit të publikut për mbrojtjen e fëmijëve.

No Comments

Leave a Reply