U mbajt takimi i Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

U mbajt takimi i Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

KOMF dhe Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP në bashkëpunim me Asociacioni i Komunave te Kosovës mbajtën takimin e Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Në këtë takim u diskutua mbi reformën dhe fuqizimin e shërbimeve sociale në komuna. Lidhur me këtë, Vlora Limani Hajnuni shprehi gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për zhvillimin e reformës sociale.

Poashtu pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat e Qendrave për Punë Sociale në ofrimin e shërbimeve. Adelinë Sahiti, Drejtoreshë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës prezantoi planin dhe financimin komunal për shërbime sociale, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së organizatave jo-qeveritare që ofrojnë shërbime sociale për qytetarët në nevojë.

Ky takim u mundësua nga projekti “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.