Miratohen nëntë modulet për ofruesit e shërbimeve sociale të mbështetura nga KOMF

Miratohen nëntë modulet për ofruesit e shërbimeve sociale të mbështetura nga KOMF

KOMF ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë, në hartimin e nëntë moduleve të trajnimit për shërbime sociale, që do të jenë pjesë e programit të trajnimit nën Këshillin e Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare. Modulet tashmë janë miratuar nga Komiteti për Koordinim të Trajnimeve në kuadër të Këshillit të Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Modulet e hartuara janë: Puna Sociale dhe Profesioni i Punës Sociale, Politikat Sociale dhe Programet e Mbrojtjes Sociale, Legjislacioni i Shërbimeve Sociale, Planifikimi, Monitorimi dhe Inspektimi i Shërbimeve Sociale dhe Familjare, Menaxhimi i Rastit, Vlerësimi i Nevojave dhe Plani Individual për Klientë, Standardet Minimale për Shërbimet Sociale për Mbrojtjen e Fëmijëve (0-18), Standardet Minimale për Shërbimet Sociale dhe Familjare për Mbrojtjen e Personave me Aftësi të Kufizuara, Standardet e Shërbimeve Sociale dhe Familjare si dhe Puna me Familje, Grupe të Cenueshme dhe Komunitet.

Këto module, do të ju shërbejnë të gjithë ofruesve të shërbimeve sociale në ngritjen e kapaciteteve për ofrim sa më cilësor të shërbimeve sociale.

Hartimi i moduleve u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, dhe mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.