KOMF mbështet takimin e Lidhjes së QPS-ve

KOMF mbështet takimin e Lidhjes së QPS-ve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF në bashkëpunim me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP mbështetën takimin e radhës të Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale të Kosovës.

Në takim u diskutuan hapat e ardhshëm për të avokuar për miratimin e Projektligjeve për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe Financat e Pushtetit Lokal si dhe finalizimin e Formulës së Financimit.

Ky aktivitet është mundësuar në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply