KOMF morri pjesë në takimin e projektit “SUSWELL” në Holandë

KOMF morri pjesë në takimin e projektit “SUSWELL” në Holandë

Përfaqësues të KOMF po marrin pjesë në takimin e projektit “Ndërtimi i kapaciteteve përmes inovacionit social drejt përmirësimit dhe qëndrueshmërisë së shëndetit dhe mirëqenies në komunitet – SUSWELL” që po mbahet në Hanzehogeschool Groningen, University of Applied Sciences, në Holandë.

Gjatë këtij takimi, partnerët e projektit po diskutojnë mbi të arriturat e projektit përgjatë vitit të parë implementimit dhe hapat që do të ndërmerren në dy vitet e ardhshme, për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve, duke siguruar mirëqenie në komunitet.

“SUSWELL” mbështetet nga programi Erasmus+ dhe përfshin një konsorcium nga universitete dhe organizata që vijnë nga Kosova, Finlanda, Rusia dhe Portugalia.

No Comments

Leave a Reply