KOMF në takimin e Forumit Nacional për Shkollat miqësore “Rritemi bashkë” në kuadër të Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, prezantoi të gjeturat dhe rekomandimet nga punëtoritë e mbajtura me rreth 400 profesionistë në nivel komunal mbi zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Fokusi u vendos tek të gjeturat dhe rekomandimet sa i përket mbrojtjes së fëmijëve në institucionet arsimore.
Ky takim u mbështet në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, i cili implementohet nga KOMF, mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.
No Comments