Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë morën pjesë në takimin e Forumit për dialog ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile, të organizuar nga Avokati i Popullit z. Naim Qelaj.
KOMF dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve theksuan rëndësinë e miratimit të Projekt Kodit Civil i cili pritet të avancojë format e mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror si dhe rëndësinë e avokimit të përbashkët për miratimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, me qëllim të krijimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale për sigurim të financimit të shërbimeve sociale.
No Comments