Në Ditën e Fëmijëve, Donjeta Kelmendi nga KOMF bashkë me Florina Duli nga Terre des Hommes dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës QKRMT, morën pjesë në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në Qendrën Edukative Korrektuese për të Mitur në Lipjan.
Ministrja Albulena Haxhiu tha se mbeten të përkushtuar që të vazhdojnë me reformat në humanizimin e sanksioneve dhe drejtësisë penale për të miturit, përfshirë programet të cilat i aktivizojnë ata.
Donjeta Kelmendi tha se duke qenë se masat kanë për qëllim të kontribuojnë në rehabilitimin, rekomandohet fuqishëm të rritet numri dhe kapacitetet e kuadrit përgjegjës për ofrimin e shërbimeve dhe realizimin e programeve për rehabilitim dhe reintegrim të të miturve.
Zëvendës Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Lulzim Beqiri, prezantoi Udhëzimin Administrativ për Zbatimin e Drejtësisë Mike ndaj Fëmijëve në Procedurë Penale, Civile dhe Administrative. Hartimi i udhëzimit administrativ është mbështetur nga organizata anëtare Terre des Hommes përmes ekspertizës profesionale dhe teknike.
No Comments