KOMF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë

KOMF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë

28 Tetor 2021

Drejtoresha Ekzekutive e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Donjeta Kelmendi dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me qëllim të kontributit të përbashkët për avancimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin reciprok në mes të KOMF dhe Ministrisë së Drejtësisë për kontrubuimin në kuadër të hartimit të politikave dhe legjislacionit për fëmijët dhe përcjelljen (monitorimin) e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga Shërbimi Sprovues i Kosovës (në tekstin e mëtejmë: SHSK) dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (në tekstin e mëtejmë: SHKK) me qëllim të kontributit të përbashkët për interesin më të mirë të të miturve që e kanë shkelur ligjin.

Marrëveshja synon:

  • Ofrimin e ekspertizës profesionale në hartimin e politikave, legjislacionit primar dhe sekondar që prek fëmijët dhe familjet me qëllim reflektimin e nevojave të tyre në këto procese dhe hartimit të legjislacionit të avancuar për të drejtat e fëmijëve. 
  • Ofrimin e të dhënave, analizave dhe rekomandimeve nga përcjellja (monitorimi) e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga SHSK-ja dhe SHKK-ja, nga ana e KOMF-it për Ministrinë e Drejtësisë, të cilat do të përdoren vetëm për qëllim të kontributit në fushën e mbrojtjes së të miturve në pajtim me legjislacionin në fuqi.

No Comments

Leave a Reply