KOMF ngrit kapacitetet për Shërbime Sociale: Fillon seria e trajnimeve

KOMF ngrit kapacitetet për Shërbime Sociale: Fillon seria e trajnimeve

KOMF, përgjatë muajve të kaluar ka mbështetur Ministria e Drejtësisë, në hartimin e nëntë moduleve për ngritjen e kapaciteteve për shërbime sociale, që do të jenë pjesë e programit të trajnimit nën Departamentin e Politikave Sociale dhe Familjare dhe Këshillin e Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare. Këto module, do të ju shërbejnë të gjithë ofruesve të shërbimeve sociale në ngritjen e kapaciteteve për ofrim sa më cilësor të shërbimeve sociale.

Në këtë drejtim, KOMF ka filluar të mbajë serinë e trajnimeve për ngritje ne kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale, në të gjitha regjionet e Kosovës. Më 24 Gusht u mbajt dita e parë e trajnimit dy-ditorë “𝐌𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐈𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞” me ofruesit e shërbimeve sociale dhe profesionistët nga Komuna e Gjilanit, Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare dhe Komuna e Vitisë.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, dhe mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.

+6