Vazhdon seria e trajnimeve “Standartet Minimale të Shërbimeve Sociale për Mbrojtjen e Fëmijëve (0-18)”në Ferizaj

Vazhdon seria e trajnimeve “Standartet Minimale të Shërbimeve Sociale për Mbrojtjen e Fëmijëve (0-18)”në Ferizaj

Përfundoi trajnimi dy-ditor “Standartet Minimale të Shërbimeve Sociale për Mbrojtjen e Fëmijëve (0-18)” në Ferizaj me ofruesit e shërbimeve sociale dhe profesionistët nga Komuna e Ferizajt, Komuna Kacanik, Komuna Shtime dhe Komuna Hani i Elezit.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë dhe diskutojnë mbi parimet dhe strukturën e shërbimit, standardet strukturore dhe funksionale si dhe matjen e tyre, çështjet që duhet të adresohen përgjatë monitorimit të standardeve, etj.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, dhe mbështetet nga Unicef Kosovo Programme në partneritet me USAID Kosovo.