KOMF nis bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Bullgarisë

KOMF nis bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Bullgarisë

31 Maj 2019

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka nënshkruar kontratë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Bullgarisë për implementimin e projektit “Rritja e ndërhyrjeve në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”.

Përfaqësuesit e Ambasadës Bullgare në Kosovë, kanë vizituar sot zyrat e KOMF ku dhe është zyrtarizuar nisja e ketij bashkëpunimi.

Qëllimi i përbashkët i projektit është kontribuimi në përmirësimin e ndërhyrjeve në fëmijërinë e hershme në Kosovë, përmes shkëmbimit të praktikave mes profesionistëve të dy shteteve, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës, konkretisht në mes të KOMF dhe organizatës Карин Дом nga Bullgaria.

Objektivat kryesore të projektit janë:

1. Përmirësimi në ofrimin e shërbimeve/ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme për profesionistët që punojnë me fëmijët, nëpërmjet ndarjes së praktikave dhe udhëzimeve më të mira.

2. Rritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, dhe profesionistëve të tjerë që punojnë drejtpërdrejt me fëmijërinë e hershme nëpërmjet trajnimit dhe udhëzimeve, se si të ofrojnë shërbime më cilësore të përshtatura për nevojat individuale të fëmijëve.

No Comments

Leave a Reply