KOMF dhe Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, në bashkëpunim me Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale Kosovë, organizuan takimin e radhës së Qendrave për Punë Sociale të Kosovës.
Pas tryezave të mbajtura në komuna, në takim u diskutua rreth hapave të mëtejshëm për adresimin e rekomandimeve të dala nga Analiza për Qendrat për Punë Sociale, me fokus në avokimin drejt nivelit komunal për rritje të financimit për shërbime sociale.
Ky takim u mundësua nga projekti “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.
Recent Comments