KOMF prezanton instalacionin “Fëmijët në Shkolla” në sheshin Skënderbeu

KOMF prezanton instalacionin “Fëmijët në Shkolla” në sheshin Skënderbeu

Instalacioni kishte për qëllim për të simbolizuar të drejtën e fëmijës në arsim, ku u prezantuan të dhëna dhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit po shkakton tek fëmijët.

320.000 fëmijë janë jashtë procesit mësimor, ku prej tyre 25.000 fëmijë presin të ulen për herë të parë në bankat e shkollës!

Deri tani: 17 ditë dhe shumë orë mësimi të humbura!

Deri tani: Rreth 12% e plan programit kurrikual, është humbur!

Dëmet kryesore përfshijnë:

• Mungesa e mësimit dëmton shkathtësitë e të folurit tek fëmijët.

• Mungesa e mësimit dëmton shëndetin mendor dhe ul vetëbesimin tek fëmijët.

• Mungesa e mësimit rrit izolimin social të fëmijëve.

• Mungesa e mësimit rrit mundësinë e braktisjes së shkollimit.

• Mungesa e mësimit rrit mundësinë e dhunës dhe keqtrajtimit në familje, në komunitet e mes bashkëmoshatarëve.

• Mungesa e procesit mësimor shkakton çrregullim të rutinës ditore të fëmijëve.

• Koha që fëmijët shpenzojnë në telefon, televizor apo video lojra, rritet me mbi 5 orë në ditë.

• Mungesa e mësimit krijon çrregullim të metabolizmit tek fëmijët, pasivitet fizik, ushqyerje të pakontrolluar dhe mbipeshë.

• Mungesa e procesit mësimor zbeh integritetin dhe autoritetin e shkollës dhe mësimdhënësit si institucion.

• Mungesa e procesit mësimor rrit nivelin e stresit tek prindërit dhe rrit shpenzimet familjare.

• Mungesa e mësimit rrezikon qëndrueshmërinë financiare të familjes, duke rritur mundësitë e humbjes së vendit të punës së prindërve.

• Mungesa e mësimit rrit mundësinë e përfshirjes së fëmijëve në forma të rënda të punës, përfshirë punën në rrugë.

• Mungesa e procesit mësimor, rrit pabarazitë mes fëmijëve.

• Mungesa e mësimit rëndon gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe krijon regres të madh në zhvillimin e tyre.

Duke qenë se e drejta për arsim është e drejtë themelore e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, KOMF konsideron se në situatën e krijuar duhet të veprohet me urgjencë, për të rikthyer fëmijët në bankat e shkollës. Ndërprerja e procesit mësimor po shkakton çdo ditë dëme tek fëmijët.

No Comments

Leave a Reply