KOMF priti në takim Dagne Hordvei – Këshilltare për Programe dhe Partneritete Ndërkombëtare nga SOS Children’s Villages Norway

KOMF priti në takim Dagne Hordvei – Këshilltare për Programe dhe Partneritete Ndërkombëtare nga SOS Children’s Villages Norway

Me 13 Shkurt, 2023 KOMF priti në takim Dagne Hordvei – Këshilltare për Programe dhe Partneritete Ndërkombëtare nga SOS Children’s Villages Norway, Nezahat Ramadani Salihu Drejtor Nacional, Rema Krasniqi dhe Burim Behluli nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

Në këtë takim folëm për progresin e arritur, nevojën për programe dhe shërbime për fëmijët dhe familjet, sfidat në financimin dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve dhe planet e përbashkëta në vazhdimësi.

Aktualisht SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovëofron shërbime cilësore për rreth 1000 fëmijë pa kujdes prindëror dhe në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. Përkundër ofrimit shërbimeve, SOS është i përkushtuar në mbështetjen e reformës së shërbimeve sociale dhe ngritjen e kapaciteteve të ofruesëve të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve.

No Comments

Leave a Reply